Trajneri i Spanjës firmos për tre sezone, Julen Lopetegui trajneri i ri i Real Madrid 

Publicitet
Publicitet
Trajneri i Spanjës firmos për tre sezone, Julen Lopetegui trajneri i ri i Real Madrid 
Real Madrid ka gjetur pasuesin e Zinedine Zidane, i cili dha dorëheqjen pak ditë pas triumfit për herë të tretë radhazi në Champions League.

Për të mbrojtur trofeun për herë të katërt radhazi, presidenti Florentino Perez ka arritur akordin me trajnerin e kombëtares spanjolle, Julen Lopetegui, i cili do të ulet në stolin madrilen menjëherë pas përfundimit të kampionatit botëror “Rusi 2018”.

Më herët trajneri 51-vjeçar ka drejtuar të gjitha skuadrat e moshave të kombëtares spanjolle, si dhe ka qenë trajner edhe i Real Madrid B, në sezonin 2008-2009.

Julen Lopetegui firmosi një kontratë 3-vjeçare me Real Madrid.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: