Tirana me biçikleta pa stacion, udhëtoni më lirë se sa një biletë autobusi

Tirana me biçikleta pa stacion, udhëtoni më lirë se sa një biletë autobusi
Tirana do të jetë qyteti i parë në Ballkan i sistemin e biçikletave pa stacion “Smart Bike Share”, një mënyrë ekologjike dhe inovative për të lëvizur në qytet.

Çdo qytetar që do të lëvizë me biçiklete mund ta përdorë atë, pasi ka shkarkuar aplikacionin “Mobike” në telefonin e tij duke e bërë atë pjesë të pandashme të lëvizjes nëpër Tiranë duke  revolucionarizuar kulturën e të lëvizurit me biçikletë në qytet.

Në nisjen e pedalimit të 500 biçikletave të para në rrugët e kryeqytetit, ishte i pranishëm edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përfaqësues të Mobike dhe përfaqësues të Ambasadës italiane dhe asaj kineze në vendin tonë.

Para se t'i bashkohej dashamirësve të biçikletave në një pedalim në Bulevardin Zogu I, Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se kjo verë do të hyjë në histori në qytetin e Tiranës bashkë nga 4 mijë pedalime si e vetmja mënyrë për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: