Studentët, protestë para ministrisë së Arsimit për Kartën Rinore

Studentët, protestë para ministrisë së Arsimit për Kartën Rinore
Dhjetëra te rinj në Shqipëri, protestuan këtë te hënë pranë ministrisë së Arsimit, Sportit për Kartën Rinore.

Ata u pritën në ministri, ku parashtruan edhe kërkesën e tyre kryesore për hapjen e diskutimeve dhe fillimit nga puna, me qëllim që viti i ri akademik 2018- 2019, t’i gjejë gjimnazistët dhe studentët shqiptarë të pajisur me Kartën Rinore.

Plani kombëtar i veprimit për të rinj 2015-2020, parashikon edhe ekuivalentimin e këtij dokumenti me Kartën Europiane.

Vendosja në funksionim e kartës, mundëson përfitime ekonomike, sociale dhe kulturore për mbajtësit e saj.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: