Spanjollët ndryshojnë “timon” një ditë para botërorit: Shkarkohet Lopetegui, vjen Hierro

Publicitet
Publicitet
Spanjollët ndryshojnë “timon” një ditë para botërorit: Shkarkohet Lopetegui, vjen Hierro
Në mënyrë surprizë dhe të paparashikueshme, një ditë para finaleve të Kupës së Botës, një ndër ekipet favorite për fitimin e turneun, Spanja, shkarkoi trajnerin dhe uli në stol një emër të ri. Fernando Hierro do të drejtojë Spanjën në finalet e Kupës së Botës, pas shkarkimit të Julen Lopetegui, i cili firmosi dy ditë më parë me Real Madrid. Ky vendim i Lopetegui detyroi Federatën Spanjolle të merrte një vendim gati të pabesueshëm, në vigjilje të turneut më të rëndësishëm futbollistik në botë. Lopetegui, pas firmës me Realin, kishte planifikuar të drejtonte Spanjën deri më 15 korrik, kur edhe do të mbylleshin finalet e Kupës së Botës. Trajneri i ri, Hierro, ish-futbollist i njohur i kombëtares spanjolle dhe i Real Madrid, ishte pjesë e suksesit të Spanjës në botërorin Afrika e Jugut 2010, në rolin e drejtorit sportiv, ku triumfoi me emra si Sergio Ramos, Gerard Pique, Pepe Reina, Andres Iniesta, Sergio Busquets & Co. Hierro të njëjtin rol mbajti më vonë edhe te Malaga, për të nisur karrierën e trajnerit me vetëm një sezon të Oviedo. Ai ka qenë edhe ndihmës i Carlo Ancelotti te Real Madrid.

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, pasi shkarkoi trajnerin në mënyrë të paprecedentë, vetëm 48 orë para ndeshjes kryesore në grupe, ndaj Portugalisë, e motivoi kësisoj vendimin. “Jemi detyruar të vazhdojmë pa Lopetegui,” u shpreh ai para medieve pas një mëngjesi plot tension në kampin spanjoll.  “Kam folur me lojtarët, dhe kam marrë garanci se ata do të bëjnë gjithçka munden me stafin e ri, pasi u gjendëm në një situatë të vështirë. Nuk ndihem i tradhtuar, sepse Julen ka bërë një punë të mirë, por jemi detyruar të bëjmë këtë lëvizje për shkak se gjërat shkuan në këtë situatë,”- vazhdoi më tej kreu i federatës spanjolle.

Sergio Ramos garanton tifozët: Spanja, e bashkuar

Vendimi megjithatë ka tronditur kampin spanjoll. Kritikat nuk kanë munguar, ndërsa futbollistë janë përpjekur të japin mesazhe uniteti, pas ndryshimit të stolit. Sergio Ramos, kapiteni i Spanjës, u shpreh se të gjithë lojtarët janë në një mision të përbashkët, për të arritur objektivin, që mbetet fitimi i Kupës së Botës.  Spanja ka pasur probleme etnike, pasi një pjesë e saj përbëhet nga lojtarë katalanas të Barcelonës, krahina që kërkoi pavarësi pak kohë më parë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: