Si të përgatisni Krepa me kajmak, supë brosh me patate dhe ëmbëlsirë për 15 minuta

Si të përgatisni Krepa me kajmak, supë brosh me patate dhe ëmbëlsirë për 15 minuta
Krepa me kajmak

2 kokrra vezë,

½ gote qumësht,

½ gotë me ujë,

1 gotë kajmak,

6 lugë me miell,

½ lugë me kripë.

Në një enë hidhni të gjithë përbërësit, përveç miellit. I përzieni dalëngadalë dhe më pas shtoni miellin. Në një tigan të vënë në zjarr hidhni vajin. Merrni masën e përftuar dhe e derdhni në tigan me ndihmën e lugës. Krepat i shërbeni me mjaltë dhe kajmak.

Supë brosh me patate

1 lt lëng mishi,

3-4 panxharë,

1-2 lugë uthull,

¼ lakër e bardhë,

pak salcë domate,

2 lugë me vaj ulliri,

2 karrota, 3 patate,

1 kokërr qepë, ajkë,

disa rrënjë selinoje,

1 lugë miell gruri,

kripë edhe piper.

 

Në lëngun e mishit të vluar hidhet lakra e bardhë e prerë në fije të holla. Në një tenxhere më vete, skuqet qepa, shtohen karrotat, panxhari të prerë në kubikë dhe rrënjët e selinosë e prera hollë në fije shkrepësesh. Kaurdisen së bashku, shtohet mielli duke vijuar kaurdisjen e më pas salca e domates. Më pas, shtohet pak nga pak lëngu i mishit dhe lihet që të vlojë.

Në lakrën gjysmën të zierë, hidhen patatet e prera në kubikë mesatarë, shtohet kripa dhe piperi gjithashtu. Supa shërbehet sipas racioneve dhe sipër i hidhet një lugë ajkë qumështi ose një lugë kos i trashë secilës pjatë.

Pulë me spinaq dhe pesto

 

400 gr fileto pule

200 gr spinaq

1 lugë salcë

30 gr oriz

1 kungulleshkë

1 patëllxhan

piper, 30 ml vaj.

Në një enë vendosim pulën e prerë në kubikë të vegjël pastaj spinaqin bashkë me peston e bluajmë duke i shtuar vajin dhe të bardhën e vezës. Tërë këtë përmbajtje ia shtojmë pulës duke e kriposur dhe e lëmë që të marimohet rreth gjysmë ore.

Në anën tjetër, kungulleshkën dhe patëllxhanin e presim hollë dhe për së gjati i vendosim në tepsi drejtkëndëshe njërën mbi tjetrën duke e mbuluar tërë fundin e tepsisë. Pastaj pulën e marinuar e vendosim përmbi kungulleshka dhe patëllxhanë, tërë sipërfaqja mbulohet me po të njëjtat perime. E pjekim në temperaturë 200 gradë celsius për rreth 45-50 minuta.

Ëmbëlsirë për 15 minuta

400 gr biskota katrore,

300 gr biskota jaffa,

700 ml ajkë e thartë,

8 lugë sheqer, vanilje,

500 ml ajkë e ëmbël.

Biskotat i grijmë në copëza jo shumë të vogla. Përziejmë ajkën e thartë, sheqerin dhe vaniljen. Masën e shtojmë tek biskotat e copëtuara, përziejmë ngadalë me lugë dhe i hedhim në kallëp të mbuluar me plastfolie, që i largohet rrethi me diametër 24 cm. Pastaj tundim ajkën e ëmbël, ose krem panën në shkumë të trashë dhe e dekorojmë përsipër. Pas ftohjes, largojmë rrethin dhe e shërbejmë sipas dëshirës.

 

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: