Si të dobësojmë krahët e shëndoshë!

Si të dobësojmë krahët e shëndoshë!
Nëse vuani nga një kompleks i madh siç janë krahët e shëndoshë, ne do t’ju përcjellim disa këshilla për t’i bërë ata ashtu siç i ëndërroni. Nëpërmjet disa ushtrimeve ju do të mund t’ia dilni t’i dobësoni krahët tuaj në pak kohë pa asnjë vështirësi.

Dobësimi i krahëve është një problem i cili prek më së shumti gratë. Për këtë fakt ato kushtëzohen shumë herë në veshjen e tyre, pasi disa bluza apo fustane u vënë në pah problemin që ato kanë. Në këtë mënyrë ato janë gjithmonë në kërkim të këshillave për të zgjidhur sikletin e tyre. Por të dobësosh krahët nuk është aq e thjeshtë sa mund të mendohet, që nga momenti që nuk ekziston një dietë specifike për t’i dhënë zgjidhje këtij shqetësimi. Mund të ndiqni dieta dobësimi të çdo lloji për të humbur peshë, por nuk është e thënë që humbja e kileve të përfshijë në mënyrë të veçantë edhe krahët. Sigurisht që pas një diete do të ndihet humbja e përgjithshme në peshë, por mund të ndodhë që krahët të mbesin po në të njëjtën formë dhe në këtë mënyrë fillon një problem tjetër. Për të dobësuar krahët, pa u rrezikuar nga ndonjë surprizë e keqe, zgjidhja është që të bëni ushtrime të posaçme vetëm për zonën e krahëve, për t’i tonifikuar ata, deri në atë pikë sa të përmirësoni masën muskulore. Pra e rëndësishme është që në momentin kur mbani një dietë të përfshini në të edhe ushtrime të thjeshta veçanërisht për krahët.

Faza fillestare se si të dobësoni krahët

Fillojmë nga bazat dhe ta përgatisim trupin tonë që të fillojë një sesion fitnesi të përqendruar mbi tonifikimin e krahëve. Por nga t’ia filloni? E thjeshtë. Mjafton vetëm të sistemoni librat në një raft ose të ngrini lart objekte jo shumë të rënda si për shembull një shishe me ujë ose një tufë me letra ndërsa jeni në zyrë. E rëndësishme është që lëvizjet dhe peshat që zgjidhni mos të stresojnë shumë muskulaturën e shpatullave.

Avantazhet e dobësimit të krahëve

Nuk janë të pakta avantazhet e forcimit të masës muskulore. Përpara së gjithash, përveçse krahët dobësohen, organizmi ka tendencë të djegë kalori për gjatë gjithë ditës derisa muskujt të bëhen të fortë. Ndër të tjera, një stërvitje rezistente, siç mund të jetë ngritja e vazhdueshme dhe e ekuilibruar e peshave, ndihmon në rritjen e densitetit të kockave. Veçanërisht ajo është e dobishme për parandalimin e  plakjes.

Të dobësoni krahët me ushtrimet e duhura

Natyrisht për të dobësuar krahët ekzistojnë ushtrime fitnesi specifike, të cilat mund të ndiqen në cikle të shkurtra, çdo 10 minuta në ditë. Duke iu dedikuar pak minuta në ditë një stërvitjeje apo një ushtrimi të thjeshtë rezistent, ju do të përfitoni rezultate mjaft të dukshme, të cilat i keni ëndërruar prej shumë kohësh. Por cilat janë ushtrimet më të përshtatshme për të dobësuar krahët? Ju thjesht duhet të navigoni në internet, për t’i ndjekur në video ushtrimet të cilat demonstrohen. Pasi të bëheni pjesë e tyre ju do të përfitoni krahë të tonifikuar, të hollë dhe plot sharm, ashtu siç i kanë për hije një femre e cila kujdeset për veten. Nuk do të jeni më në siklet prej tyre. Do të mund të vishni rrobat që më parë nuk mund t’i vishnit dot, sepse krahët tuaj dukeshin shumë keq. Por tani thjesht duhet të keni vullnet dhe durim për të ndjekur këshillat e mësipërme për të mos pasur më të njëjtin problem. Kujdes! Këto ushtrime duhet të bëhen gjithmonë, nëse dëshironi të keni, sigurisht, gjithmonë krahë të bukur!

Shpërndajeni me miqtë tuaj: