Shqiptari spërkat me benzinë apartamentin, kërcënon me zjarrvënie, rrezikon jetën e banorëve

Publicitet
Publicitet
Shqiptari spërkat me benzinë apartamentin, kërcënon me zjarrvënie, rrezikon jetën e banorëve
Një 41 - vjeçar shqiptar ka spërkatur apartamentin e tij me benzinë dhe ka kërcënuar se do t’i vërë zjarrin duke rrezikuar jetën e familjeve që banojnë atje.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Pontedera, dhe fatmirësisht ndërhyrja e menjëhershme e policisë ka parandaluar tragjedinë.

Shqiptari, i cili vuante nga depresioni, kishte spërkatur shtëpinë e tij me benzinë dhe ishte gati t’i vinte zjarrin, por policia ka ndërhyrë duke përfituar një çast nga hutimi i tij.

Në rast të një zjarrvënie do të rrezikohej jeta e 20 familjeve që jetonin në atë pallat.

/l.k./

 

Marrë nga http://www.quinewsvaldera.it

Shpërndajeni me miqtë tuaj: