Shpërndarja/ Rreth 90% e emigrantëve shqiptarë në Evropë, 10% në SHBA

Shpërndarja/ Rreth 90% e emigrantëve shqiptarë në Evropë, 10% në SHBA
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, rreth 90% e  emigrantëve shqiptarë jetojnë në  kontinentin evropian, kurse pjesa tjetër në kontinentin amerikan.

“99.5%, e tyre, ose 1.14 veta janë në rajonet më të zhvilluara dhe vetëm 0.5%, ose  5.396   individë, në  ato  më pak të zhvilluara. 93.2% ose 1 milionë individë jetojnë në  rajonet me të ardhura të  larta, kurse 6.8%, ose 78.441 individë, në rajone me të ardhura mesatare”, janë disa të dhëna të tjera interesante që jep ky organizëm për emigrantët shqiptarë.

“Emigrantët shqiptarë kanë emigruar kryesisht në vendet fqinje, Itali, 455.468 ose 40% e emigrantëve dhe Greqi, 429.428 ose 37% e tyre”, vlerëson më tej OKB-ja, lidhur me shpërndarjen reale të emigrantëve shqiptarë nëpër botë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: