Shpërndante drogë, pranga 26 - vjeçarit shqiptar

Publicitet
Publicitet
Shpërndante drogë, pranga 26 - vjeçarit shqiptar
E gjitha filloi me ankesën e një prindi, duke sinjalizuar se vajza e saj e mitur, ishte tashmë përdoruese e heroinës dhe shprehej se një 26-vjeçar shqiptar, i njohur tashmë për precedentë penalë, ia shiste asaj drogën.

Hetimi i drejtuar nga zëvendësprokurorja Linda Gambassi nisi muajt e fundit të vitit të kaluar. Dhe dje, në fund të një veprimtarie komplekse të kryer nga agjentët policorë u arrestuan 26 vjeçarin nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike.

Në rrjedhën e hetimit doli se 26 vjeçari gjithashtu kalonte gjatë periudhës në të cilën ai duhej të ishte në shtëpi për një krim tjetër. Pas arrestimit të tij ai u transferua në burgun e Santa Caterina në Brana, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

/l.k./

Marrë nga www.tvl.it

Shpërndajeni me miqtë tuaj: