Shkeli mbi minë, në gjendje të rëndë 45-vjeçari nga Tropoja

Shkeli mbi minë, në gjendje të rëndë 45-vjeçari nga Tropoja
Një person është plagosur rëndë në Tropojë pasi ka shkelur në një minë.

I plagosuri është identifikuar si Azgan Doçi, 45 vjeç i cili ndodhet  në gjendje të rëndë, pasi nga shpërthimi i i minës ka marrë dëmtime në trup.

Oraneës raporton se ka dëmtuar të dyja këmbët dhe  krahun.

Momentalisht ndodhet në sallë të operacionit në spitalin rajonal dhe po kërkohet të transportohet me helikopter për mjekim në Tiranë.

Dyshohet se Azgan Doçi ka shkelur mbi minat e lëna nga lufta e Kosovës, edhe pse zona është kontrolluar disa herë për çminim.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: