Shkatërrohet banda e grabitësve, kapen 15 shqiptarë të Kosovës

Shkatërrohet banda e grabitësve, kapen 15 shqiptarë të Kosovës
Plot 15 persona të dyshuar për vjedhje janë arrestuar në Katalonja të Spanjës.

Mediat spanjolle shkruajnë se hajdutët e kryenin aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm në autostradën La Jonquera pranë Barcelonës.

Kamerat e sigurisë përgjatë rrugës kanë filmuar gjithçka dhe po sipas mediave, 15 të arrestuarit janë shqiptarë të Kosovës.

Në fillim bënin sikur përplasnin automjetin e një qytetari, kur ai dilte nga makina dhe kontrollonte, njëri prej skifterëve hynte nga dera tjetër.

Arrestimet u kryen më 6 qershor në qytetet: Barcelona, Badalona, Vilanova dhe Castelldefels, por lajmi u bë i ditur sot nga mediat vendase.

Të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në organizata kriminale, vjedhje, falsifikim dokumentesh dhe kërcënim.

/l.k./

Marrë nga El Periodico

Shpërndajeni me miqtë tuaj: