Sebino Plaku për ëndrrën “Champions” të Kukësit

Sebino Plaku për ëndrrën “Champions” të Kukësit
Kukësi sot ka zyrtarizuar marrëveshjen me sulmuesin Sebino Plaku, i cili pasi mbylli sezonin me Kamzën do të veshë fanellën e nën-kampionëve të Shqipërisë për Kupat e Europës.

Marrëveshja mes Kukësit dhe futbollistit është arritur fillimisht për eksperiencën evropiane.

Trajneri Peter Pacult ka shprehur dëshirën për ta pasur për gjithë sezonin e ardhshëm, duke qenë se e shikon si një zëvendësues për Sindrit Gurin.

Plaku është afrimi i pestë në merkaton e Kukësit, ose përfircimi i dytë më i rëndësishëm pas Qaqit, që erdhi nga Laçi.

UEFA e ka zyrtarizuar Kukësin në shortin e Champions-it për këtë sezon, pasi ka lënë në fuqi vendimin për pezullimin e Skënderbeut, ndonëse korçarët janë në pritje të një vendimi të parakohshëm nga CAS, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv. Por rregullat e gjykatës janë strikte dhe një vendim i parakohshëm nuk pritet të ndodhë, çka do të thotë se merkatoja e Kukësit justifikohet me synimet e këtij klubi për të prekur zonën “play-off”, pse jo edhe fazën e Grupeve në UEFA Champios League.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: