Sabien Lilaj, i vetmi debutues pozitiv i Panucci-t

Publicitet
Publicitet
Sabien Lilaj, i vetmi debutues pozitiv i Panucci-t
Thuajse ishte një zhgënjim nga të gjitha lojtarët paraqitja e radhës ndaj Ukrainës.

Me pak dallime, performanca e Sabien Lilaj në mesfushë mund të marrë një notë më pozitive nga të rinjtë apo ata që debutuan në miqësore.

Edhe Ndoj, i cili realizoi golin e vetëm, veçohet vetëm për atë rast.

Nga eksperienca e Elseid Hysaj në mbrojtje, i cili pavarësisht tre golave të pësuar, ndikoi për të mos pësuar më tepër, mund të dallohet paraqitje e mbrojtësit të Napolit mbi të tjerët.

Portieri Berisha nuk pati ndonjë faj, prej mbrojtjes, në pësimin e golave, ndërsa të tjerët ishin pjesë e një loje gati amatoreske.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: