Rikonstruksioni i autostradës, Gjiknuri: Nevoja për mirëmbajtje më e madhe se mundësitë e buxhetit

Rikonstruksioni i autostradës, Gjiknuri: Nevoja për mirëmbajtje më e madhe se mundësitë e buxhetit
Nga sot në autostradën Tiranë-Durrës kanë nisur punimet për rikonstruksionin e këtij aksi, për shkak të defekteve në rrugë.

Ndërkohë ministri Gjiknuri i është përgjigjur interesit të medias nëse do të bëhet kalimi me tarifë, njësoj si në Rrugën e Kombit.

“Nuk jemi këtu për këtë çështje. Kjo është strategjia e qeverisë shqiptare që ka qenë e miratuar me kohë. Kjo është një gjë që do të trajtohet hap pas hapi.

Duhet thënë që rrugët kanë nevojë për financime serioze. Nevoja për investime në rrugë është shumë më e madhe sesa ka mundësi Buxheti i Shtetit. Nëse duam infrastrukturë të gjitha duhet të kontribuojmë për këtë”, deklaroi Gjiknuri.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: