Raporti i Cilësisë së Jetës: Shqiptarët më të pakënaqurit në Ballkan

Raporti i Cilësisë së Jetës: Shqiptarët më të pakënaqurit në Ballkan
Shqiptarët paraqiten si më të pakënaqurit në Ballkan sa i përket cilësisë së tyre të jetesës. Një fakt i tillë konfirmohet në raportin më të fundit hartuar nga Komisioni Europian.

Në përgjithësi vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten pas atyre të bashkimit Europian në të gjithë treguesit e matur në raport. Por, ajo që performon më keq është Shqipëria, e cila është e fundit në pothuajse të gjithë treguesit.

Konkretisht, për pyetjen “Sa të kënaqur jeni ju me jetën tuaj ditët e sotme”, për të gjitha moshat dhe gjinitë, Shqipëria ka një mesatare prej 4.9 pikë, që është më e ulëta në Europë. Teksa pas saj renditen Maqedonia me 5.1 pikë, Greqia me 5.3 pikë dhe Bullgaria me 5.6 pikë.

Ndërkaq, nga rajoni, më të kënaqur me jetën janë serbët dhe malazezët, me nga 6.3 pikë secili.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: