Fernando Hierro trajneri i ri i Spanjës, President spanjoll: Ja pse e shkarkova Lopetegui!

Publicitet
Publicitet
Fernando Hierro trajneri i ri i Spanjës, President spanjoll: Ja pse e shkarkova Lopetegui!
Pas bisedimeve gjatë paradites së sotme, Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit vendosi të emërojë trajnerin e ri. Ish-futbollisti i njohur i Real Madrid dhe i kombëtares spanjolle, Fernando Hierro do të drejtojë Spanjën gjatë finaleve të Kupës së Botës, pasi ish-trajneri u shkarkua po sot në mënyrë rrufe.

Një nga katër favoritet për fitimin e Kupës së Botës, Spanja, mbeti papsritur një ditë fillimit të turneut pa trajner. Julen Lopetegui u shkarkua si trajneri i Spanjës, një ditë pasi u zyrtarizua trajner i Real Madrid, ndonëse ishte planifikuar që ai të merrte drejtimin e ekipit që këtë vit fitoi për herë të tretë radhazi trofeun Champions League, pas botërorit.

Lopetegui u zyrtarizua nga Real Madrid gjatë ditës së djeshme për të pasuar Zinedine Zidane, ndërsa marrëveshja e arritur në një kohë kur ai duhet të ishte i impenjuar me Spanjën ka detyruar drejtuesit e federatës spanjolle të marrin vendimin ekstrem, për shkarkimin e menjëhershëm të tij.

Federata Spanjolle e Futbollit, pasi shkarkoi trajnerin në mënyrë të paprecedentë, vetëm 48 orë para ndeshjes kryesore në grupe, ndaj Portugalisë, motivoi vendimin me anë të presidentit të saj.

Presidenti i Federatës Spanjolle Luis Rubiales doli para medieve dhe komunikoi vendimin. “Jemi detyruar të vazhdojmë pa Lopetegui,” Rubiales u shpreh pas një mëngjesi plot tension në kampin spanjoll.  “Kam folur me lojtarët, dhe kam marrë garanci se ata do të bëjnë gjithçka munden me stafin e ri, pasi u gjendëm në një situatë të vështirë. Nuk ndihem i tradhtuar, sepse Julen ka bërë një punë të mirë, por jemi detyruar të bëjmë këtë lëvizje për shkak se gjërat shkuan në këtë situatë,”- vazhdoi më tej kreu i federatës spanjolle. - “Ai është profesionist, por lëvizja e tij nuk ishte korrekte. Jam kthyer nga Moska, sepse çështja ishte e rëndësishme, por na duhej të reagonim.” Lidhur me emërimin e trajnerit të Spanjës në drejtimin e Realit të Madridit, Rubiales theksoi: “Nuk dua të gjykoj Real Madrid, por gjërat nuk mund të bëheshin në këtë mënyrë.”

Shpërndajeni me miqtë tuaj: