Pelegrinazhi në "Kishën e Laçit", ja masat e marra nga policia

Pelegrinazhi në "Kishën e Laçit", ja masat e marra nga policia
Policia ka marrë një sërë masash në kuadër të mbarëvajtjes së pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç.

Disa segmente rrugore janë kufizuar për lëvizjen dhe parkimin e mjeteve:

- Nga ora 08:00 datë 12.06.2018 - ora  24:00 datë 13.06.2018,  do të kufizohen  disa  segmente rrugore mbi lëvizjen dhe parkimin e mjeteve të cilët janë:

" Nga Kryqëzimi i Gjykatës  -  Kisha e Shna Ndout "

" Nga Kryqëzimi i Poliklinikës - Kisha e Shna Ndout"

" Nga Kryqëzimi i Gjimnazit - Kisha e Shna Ndout"

"Nga Pallati 113 - Kisha e Shna Ndout"

Në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të transportit publik ( autobus/ taxi) të liçensuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore ,mjetet e emergjencave civile ,  zjarrëfiksja, ambulanca  dhe policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, të përdorin akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje,  pasi, do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë rrugore.

-  Nga Kryqëzimi i Gjimnazit deri te Kryqëzimi i Varrezave do jetë rrugë vetëm për këmbësorët.

- Nga Mbikalimi i Patokut për në qytet Laç nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të lartë pasi bëhen shkak të bllokimit të qarkullimit rrugor.

- Mjetet do të parkohen në vend parkingje të përcaktuara nga Bashkia Laç. Nuk do të lejohen parkime në vende që bëhen pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve .

Policia e Lezhës thotë se kërkon bashkëpunimin e qytetarëve të Laçit si dhe pelegrinëve përdorues të rrugëve për tek Kisha, drejtues mjetesh apo këmbësorë, që të respektojnë dhe të ndjekin komunikimet e punonjësve të policisë në lidhje me drejtimet e lëvizjeve apo parkimet e mjeteve, një ndihmë kjo në menaxhimin e fluksit të lartë për një mbarëvajtje sa më të mirë të pelegrinazhit.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: