“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Panuçi zbulon: Në Turqi fituam pasi u fut mik Edi Rama te Taip Erdogani

“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Panuçi zbulon: Në Turqi fituam pasi u fut mik Edi Rama te Taip Erdogani
“Antena Jashtë Familjes” ka zbuluar bisedën e bërë para ndeshjes Shqipëri-Ukrainë, midis Panuçit tonë dhe Shevçenkos të tyre. Ja bashkëllafosja e tyre:

Panuçi: Çiao, Sheva! Si je?

Shevçenko: O bozhe! Edhe ti je bërë trajner?! Nuk ma priste mendja. Urime!

Panuçi: Shiko, aman të keqen mos na fusni shumë gola! Hidheni topin tutje më liqen, që të vonohet loja.

Shevçenko: Hidheni ju, se lojtarët e mi nuk më kuptojnë shumë kur ju flas. Disa prej tyre flasin ukrainçe , e disa rusisht...

Panuçi: Po ku kamë fuqi lojtarët e mi ta hedhin topin deri te liqeni, tezoro. Unë ndaj të kërkova ndihmë ty.

Shevçenko: Po më habit Kristiano! Ju fituat me Turqinë...

Panuçi: Me Turqinë fituam se Taip Erdogani ndërhyri që turqit të na i linin ndeshjen neve, për shkak të miqësisë që ka me Edi Ramën...

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: