Panucci këshillon Realin: Merrni Allegrin në vend të Zidane!

Publicitet
Publicitet
Panucci këshillon Realin: Merrni Allegrin në vend të Zidane!
Trajneri i Kombëtares Christian Panucci dhe Pep Guardiola bashkohen në një turne golfi në Spanjë

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, dhe ish-lojtari i Real Madrid dhe ekipit kombëtar italian, Cristian Panucci, ka marrë pjesë në një turne golfi në PGA Caldes de Malavella. Ai ka shkuar në këtë turne ku është takuar me të tjerë ish-rivalë në fushë, mes të cilëve ndodhej edhe trajneri i Manchester City, Pep Guardiola.

Panucci, i cili ishte pjesë e gjigantit spanjoll në vitin 1997, analizoi situatën me të cilën po kalojnë “merengues’, që mbetën pa trajner pas largimit të Zinedine Zidane, ndonëse fituan për herë të tretë radhazi trofeun UEFA Champions League.

“Madridi mbetet Madrid me apo pa Zidane, ndonëse puna e tij ka qenë e pabesueshme. Më ka befasuar, por ne duhet të respektojmë pasi ai tha se zgjodhi momentin e duhur për t’u larguar”, tha Panucci.

Komentet e trajnerit kuqezi morën vëmendjen e medieve më prestigjioze sportive në Spanjë, si “Marca” apo “As”.

Christian Panucci sheh trajnerin Masimiliano Allegri si kandidatin më të mirë për të marrë drejtimin e Real Madrid, pas largimit të Zidane.

“Kjo do të ishte një zgjedhje shumë e mirë, sepse ai di të drejtojë ekipe të mëdha, apo të bisedojë me lojtarë të mëdhenj. Edhe presidenti Florentino e di mirë këtë gjë. Ai që do të zëvendësojë  Zidane duhet të jetë një teknik, i cili ka personalitet të madh për të menaxhuar talentët.”

Panucci pranoi se do të ishte i lumtur nëse Allegri merr drejtimin e  Real Madrid, pasi i lidh edhe një miqësi e hershme me të.

Lidhur me të ardhmen e Cristiano Ronaldos, trajneri i Shqipërisë tha të njëjtat fjalë, duke patur besim që presidenti Perez do ta ketë të vështirë të pranojë largimin e tij, sidomos pas fitimit të trofeut të tretë Champions.

Në lidhje me dëmtimin që Sergio Ramos i shkaktoi sulmuesit të Liverpool, egjiptianit Salah, pasi ka pasur dyshime se ndërhyrja e tij ishte i qëllimshme, Panucci u shpreh: Nuk mendoj se një lojtar i madh ka dëshirë të dëmtojë një shok rival në fushë.”

Shpërndajeni me miqtë tuaj: