“Nuk jemi Brazili apo Franca,” Panucci justifikohet pas humbjeve, por ja pse ai nuk shkarkohet dot!

Publicitet
Publicitet
“Nuk jemi Brazili apo Franca,” Panucci justifikohet pas humbjeve, por ja pse ai nuk shkarkohet dot!
Shqipëria do të nisë fushatën e saj në Ligën e Kombeve në shtator, me ndeshjet ndaj Izraelit dhe Skocisë. Humbjet e Kombëtares Shqiptare në dy miqësoret e fundit, 0-3 ndaj Kosovës, dhe 1-4 ndaj Ukrainës, kanë lëkundur ndjeshëm pozitat e trajnerit italian Christian Panucci. Megjithatë, para ndeshjeve zyrtare, FSHF nuk ka luksin e shkarkimit të tij, pasi një gjë e tillë do të shoqërohej me një kosto të lartë financiare.

Panucci është në kontratë deri në vitin 2020 dhe ka një klauzolë që mund të shkarkohet nëse cenohet objektivi i kualifikimit. Kjo do të thotë se kur nuk ka nisur ende faza e kualifikueseve, nuk mund të diskutohet tani për mospërmbushje të objektivit.

Trajneri megjithatë është shprehur i vetëdijshëm për gjendjen pas humbjes 1-4 me Ukrainën, duke premtuar se në ndeshjet zyrtare të shtatorit, historia do të jetë krje ndryshe.

“Nuk ka asgjë kaq të rëndë dhe katastrofike siç duan të duket. Bëmë dy ndeshje negative, sepse skuadrës i mbaroi benzina”.

“Nuk jemi Brazili apo Franca.”

“Jemi pa Bashën, Xhakën, Memushajn Grezdën, Sadikun. Mavraj ka 5 muaj që s’luan. Ukraina kishte futbollistë të Shakhtarit dhe Dinamos, pra ishte me kualitet të ndryshëm”, tha Panucci.

Trajneri premton se, pas pushimeve, kur ndeshjet të vlejnë vërtet pikë, gjithçka do të ndryshojë.

“Nuk më pëlqen të gjej justifikime, por bateritë i kishim të shkarkuara. Kishim shumë të rinj dhe ishte e drejtë të rrezikonim dhe të provonim. Jam i bindur se në shtator, skuadra do të rikthehet konkurruese në Ligën e Kombeve”, tha trajneri italian.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: