Ngjarja në Durrës/ Zbardhet dëshmia e burrit: Nuk doja ta vrisja gruan time

Publicitet
Publicitet
Ngjarja në Durrës/ Zbardhet dëshmia e burrit: Nuk doja ta vrisja gruan time
I tronditur, madje në shok psikologjik, burri që akuzohet se ekzekutoi bashkëshorten, deklaron se nuk ka dashur ta bëjë diçka të e tillë e madje për të dhe gjashtë fëmijët e tij kjo është hata e madhe.

Policia e ka marrë ne pyetje Çlirim Shahollin, 42 vjeç nën dyshimin se qëlloi me mjete të forta gruan e tij Ana Shaholli 40 vjeçe.

Në dëshminë e tij Shaholli ka thënë se nuk donte ta vriste gruan e tij, por asaj i ka rënë koka në dysheme dhe ai e ka dërguar në spital, por nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve.

“Nuk doja ta vrisja gruan time. Të mjerët ne çfarë na gjeti na ndodhi hataja. Kam 6 kalamaj, kush do mi ushqejë tani. Kishin një sherr se kishin vapë dhe unë i thashë ngriu hap dritaren. Ajo më shtyu dhe unë e shtyva. Gruaja ra në çimenton e shtëpisë dhe përplasi kokën. Unë e pashë që ishte ne gjendje të rëndë dhe e dërgova në spital”, ka thënë në gjendje të rënduar psikologjike, Çlirim Shaholli.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: