Në Rusi mbërrijnë yjet një e nga një...Ronaldo, Messi e Salah

Në Rusi mbërrijnë yjet një e nga një...Ronaldo, Messi e Salah
Në Rusi, sipas qyteteve të përcaktuara më herët, janë duke i sistemuar të 32 ekipet pjesëmarrëse, në pritje të aktivitetit madhor.

Kanë tërhequr vëmendjen mbërritjet e ekipeve si Argjentina dhe Portugalia, pasi në radhët e tyre luajnë dy lojtarët më të mirë të këtij botërori, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, që e kanë ndarë në 10 vitet e fundit plot 10 herë mes tyre trofeun e Topit të Artë.

Muhamed Salah i Egjiptit gjithashtu ka tërhequr vëmendjen e medieve botërore, pas mbërritjes me kombëtaren e tij në Rusi.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: