Mozambikasi i Laçit Reginaldo, “blerja e fshehur” e Partzianit

Publicitet
Publicitet
Mozambikasi i Laçit  Reginaldo, “blerja e fshehur” e Partzianit
 

Artur Reginaldo, sulmuesi mozambikas i Laçit, është “rrëmbyer” nga Partizani si përforcimi më i bujshëm i verës. Ish-sulmuesi i Luftëtarit u pozicionua i treti në listën e golashënuesve të këtij sezoni, pas Ali Soue të Skënderbeut dhe Sidrit Gurit të Kukësit.

Sulmuesit i mbaroi kontrata me Laçin dhe besohet se kishte arritur prej kohës një marrëveshje me të kuqtë. Ai dëshirohej edhe nga Kukësi, por Partizani pritet ta zyrtarizojë si përforcimin e parë të bujshëm të verës. Të kuqtë janë në bisedime edhe me futbollistin shqiptar të Bolaspor në Turqi, Renato Arapi.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: