Moti i keq në Vlorë u rrezikon jetën 3 personave në bordin e barkës me vela

Publicitet
Moti i keq në Vlorë u rrezikon jetën 3 personave në bordin e barkës me vela
Moti i keq dhe me reshje të furishme shiu që përfshiu vendin këtë pasdite ka vënë në rrezik jetën e 3 personave në qytetin e Vlorës teksa barka me të vilën udhëtonin rrezikoi të mbytej prej dallgëve të detit dhe erës së fortë.

Një operacion shpëtimi ku morën pjesë policia kufitare dhe kapiteneria e Portit të Vlorës kanë shoqëruar e nxjerrë në mol mjetin lundrues duke shpëtuar edhe jetën e personave që ndodheshin në të.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: