Moody’s: Rritja ekonomike e Shqipërisë 3.9%

Moody’s: Rritja ekonomike e Shqipërisë 3.9%
Agjencia e njohur ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit, “Moody's”, në parashikimin e saj të fundit për Shqipërinë i ka dhënë asaj një nivel të rritjes ekonomike prej 3.9% gjatë këtij viti.

Ndërsa për vitin e ardhshëm, prej 4%, duke konfirmuar në këtë mënyrë një ecuri pozitive të saj.

Gjithashtu, raporti i “Moody's” bën me dije se gjatë dy viteve të ardhshme për Shqipërinë do të ketë edhe një rritje domethënëse të Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë, në 5300 dhe 5600 dollarë respektivisht, nga 4500 që ishte gjatë 2017-ës.

Nga ana tjetër, agjencia në fjalë vlerëson se niveli i investimeve në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto do të bjerë ndjeshëm gjatë këtyre dy viteve, ndërsa në vitin e ardhshëm 2019 ai parashikohet që të jetë nën nivelin prej  20%.

Sikundër, një nivel në rënie parashikohet edhe për investimet e huaja direkte, për të cilat thuhet se mot do të arrijnë konkretisht deri në vetëm 7.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: