Mobilimi i shtëpisë në bregdet

Publicitet
Publicitet
Mobilimi i shtëpisë në bregdet
Nga Filomena Spisso

Të kesh një shtëpi pranë detit, është ëndrra e të gjithëve. Mobilimi i saj sipas pëlqimit, sipas shijeve dhe nevojave tuaja, bëhet një kënaqësi e vërtetë.

Si duhet mobiluar një shtëpi në bregdet?

Që shtëpia juaj e plazhi të jetë e përsosur, ka disa rregulla që duhet të ndiqni. Zgjedhja e ngjyrave në përzgjedhjen e pëlhurave, te mobiliet më të përshtatshme për ta bërë shtëpinë të rehatshme.

Ngjyrat, për të dekoruar një shtëpi pranë detit

Ngjyrat tipike të një shtëpie në buzë të detit, janë padyshim e bardha, ngjyra blu, ngjyra e drurit dhe hije të tjera pastel.

E bardha është një ngjyrë që shkon mirë me mjediset detare, sepse ajo reflekton, nuk asimilohet nga rrezet e diellit, duke e bërë të gjerë, të relaksuar dhe të qetë mjedisin. Zakonisht e bardha është e kombinuar me elementë të kontrastit, në tonalitetet e ngjyrave të kaltra ose të ngjyrave të tjera pastel.

Në veçanti, ngjyra blu është zgjedhur shpesh për të dekoruar një shtëpi buzë detit, pasi ajo i ngjan ngjyrës së preferuar të peshkatarëve. Të shtyn në botën e detit, si dhe shtëpitë e bukura të ishujve grekë.

Më në fund, druri është një material i ngrohtë i cili është zgjedhur po aq sa e bardha ose ngjyrat natyrore. Në çdo rast, bëhet protagonist i vërtetë i mobilimit në  një shtëpi plazh.

Mobiliet e duhura për një shtëpi pranë detit

Kur zbukurojmë një shtëpi në bregdet, duhet të marrim parasysh disa faktorë të rëndësishëm që ndikojnë në zgjedhjen e mobilieve dhe objekteve në përgjithësi.Në veçanti, duhet të merret parasysh se, një shtëpi buzë detit - veç rasteve nëse jetoni në Karaibe ose në ndonjë vend të botës për të cilën ajo bëhet shtëpia e parë - përdoret për periudha të shkurtra të vitit.Pra, sigurisht që nuk mungon funksionaliteti minimal, por zakonisht shmangen zgjedhjet e një mobilimi shumë të kërkuar dhe të shtrenjtë, me objekte të artit dhe pajisje iperteknike, brenda mundësive, por edhe për të qenë larg hajdutëve.

Si të pajiset kuzhina për një shtëpi plazhi

Në një shtëpi plazhi, kuzhina bëhet fokusi, pasi ne shpenzojmë kohën më të madhe të ditës në plazh. Koha tjetër është në kuzhinë, kur përgatiten ushqimet dhe ulemi për të ngrënë.Pra, zgjedhja e një kuzhinë funksionale dhe të gjerë është ideale për të shijuar shtëpinë në det. Dhe duke qëndruar në këtë temë, qeramika duhet të zgjidhet në tonet e buta. Aq më mirë, në qoftë se doni ngjyrat, zgjedhja duhet të bjerë në qeramikë prestigjioze dhe të çmuar. Stolitë e banketeve dhe objektet e vogla të zbukurimit në këtë mjedis, duhet të jenë tepër të lehta.

Tekstilet ideale për një shtëpi plazhi

Sipas njohurive tona, pëlhurat bëhen protagoniste e rëndësishëm në çdo mjedis.Në veçanti, për një shtëpi plazhi sugjerohet të zgjidhni pëlhura natyrore, të tilla si liri, pambuku dhe garza, të cilat përzihen mirë me orenditë me linja detare.Pëlhurat duhet të jenë të qarta dhe transparente, si dhe të lahen lehtësisht.Një shtëpi pranë detit duhet të jetë e pajisur me ajër, duhet të japë idenë e një atmosfere mikpritëse, të thjeshtë, me një hijeshi dhe mister të caktuar.

Pllakat ideale për një shtëpi pranë detit

Më kryesorja, duhen shmangur pllakat me shkëlqim, të cilat kërkojnë shumë përkushtim. Ne rekomandojmë përdorimin e një dyshemeje të lëmuar dhe lehtësisht të pastrueshme, që është në porcelan, gurë ose çimento. Zgjedhja e dyshemeve ideale për një shtëpi në det, do të thotë të shmangni ditët për të lustruar dyshemetë.

Hapësirat në natyrë në një shtëpi pranë detit

Përveç kuzhinës, hapësirat në natyrë janë sigurisht më me rëndësi, sidomos pas perëndimit të diellit, kur temperaturat fillojnë të bëhen të këndshme.Pra, në një shtëpi të përshëndetur nga deti, nuk duhet të humbasësh një oborr spanjoll, një tendë “gazzebo”, një tavolinë me karrige për të ngrënë drekë ose darkë dhe përse jo, një divan ku mund të relaksohesh deri vonë në mbrëmje.

Detaje unike për një shtëpi pranë detit

Degë të thara të lyera me të bardhë

Nëse do të kesh atmosferën e një aventure buzë detit, si dikur në shkollë të mesme, merrni disa shkopinj të tharë, bëjini bashkë dhe lyejini me të bardhë. Vendosini ato në një vazo qelqi të gjatë dhe përdorini si zbukurim mbi tavolinë.

Guaska

Guaskat - të vogla ose të mëdha - nuk duhet të mungojnë në një shtëpi plazhi. Ato sjellin pamjen dhe aromën e detit, por kanë edhe një pamje shumë aventureske. Brenda vazove prej qelqi, mbi tavolinë ose mbi librari, duken gjithmonë një zgjedhje e bukur.

Litarë dhe nyje marinarësh

Litarët ose nyjet e marinarëve të vendosura në formë elegante, realizojnë një dekor fantastik për shtëpinë tuaj në bregdet. Mund të vendosen ashtu siç janë, në mur ose në ndonjë mobilie, ose edhe në një kornizë me xham. Por sa shik është kur përdoren për të lidhur perdet.

Rremat e barkave

Me disa rrema të vjetër mund të zbukuroni pa frikë, një shtëpi në bregdet. Do të mjaftonte të varni një ose dy prej tyre në një mur të bardhë, e nëse preferoni, t’i lyeni me tonalitetin që doni.

*përkthyer nga www.pianetadesign.it

Shpërndajeni me miqtë tuaj: