Mladen Milinkoviç trajneri i ri i Partizanit

Publicitet
Publicitet
Mladen Milinkoviç trajneri i ri i Partizanit
Partizani e ka marrë vendimin dhe pret të zyrtarizojë emrin e trajnerit të ri, i cili do të jetë ish-trajneri i Luftëtarit dhe i Kukësit Mladen Milinkoviç.

Ai vjen edhe me Marko Jovanoviç i cili ka qenë ndihmës i Milinkoviçit kur ky i fundit ka drejtuar Luftëtarin dhe Kukësin.

Dyshja Milinkoviç-Jovanoviç do të drejtojnë Partizanin në sezonin e ri 2018-19 gjithashtu dhe në pritje zyrtare për të garuar në Europa League. Partizani e kërkoi sezonin e kaluar serbin, por ai zgjodhi Kukësin ku edhe u largua në mes të sezonit. Gjatë këtij sezoni Partizani shkarkoi tre trajnerë, ku i fundit ishte trajneri provizor Klevis Dalipi.

Këtë javë pritet prezantimi i trajnerit Milinkoviç.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: