Mjetet lundruese gjatë verës, MIE: Masa lehtësuese për lëvizjen

Mjetet lundruese gjatë verës, MIE: Masa lehtësuese për lëvizjen
Me nisjen e sezonit turistik, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndërmarrë një sërë masash për lehtësimin e procedurave të ankorimit dhe lëvizjes së mjeteve lundrues që përdoren nga pushuesit vendas e të huaj.

Ndërkohë që, paralelisht ka përcaktuar disa detyrime që këto mjete duhet të përmbushin, jo vetëm në ujërat detare, por edhe në lumenj apo liqene.

Sipas tyre, këto mjete duhet të kenë minimalisht një kapiten të diplomuar në navigacion, një detar kuverte dhe një punëtor shërbimi.

Po ashtu, këto mjete, përfshirë dhe anijet e drurit me peshë nën 300 ton duhet të instalojnë dhe të mbajnë gjatë gjithë kohës në punë Sistemin Automatik të Identifikimit.

Sipas ministrisë, këto masa synojnë nxitjen e turizmit gjatë muajve të verës.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: