Mjaltë për flokë të bukur

Mjaltë për flokë të bukur
Maska me luleshtrydhe, mjaltë dhe vaj ulliri

Vendosni në mikser 20 luleshtrydhe mesatare, dy lugë mjaltë dhe dy lugë vaj ulliri. Përziejini për pak minuta. Aplikojeni vetëm në rrënjët e flokut dhe lëreni për gjysmë ore. Shpëlajeni me ujë të vakët.

Maska me mjaltë dhe vaj ulliri

Keni nevojë për një filxhan kafeje mjaltë dhe tre lugë vaj ulliri. Vendosini bashkë në një enë dhe përziejini mirë deri në një masë homogjene. Aplikojeni mbi flokë duke filluar nga lëkura e kokës e deri tek majat. Të gjitha flokët duhet të mbulohen mirë. Lëreni për gjysmë ore të veprojë. Shpëlajini me ujë të vakët.

Maska me mjaltë dhe banane

Është shumë e lehtë për tu përgatitur dhe sigurisht i keni këto përbërës në shtëpi. Shtypni bananen dhe bashkojeni me tre lugë mjaltë. Mund t'i shtoni disa pika vaj bajamesh. Aplikojeni mbi flokë dhe lëreni për 30 minuta dhe shpëlajeni mirë. Lani flokët si zakonisht por mos i thani me tharëse.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: