Minatorët sërish para Kryeministrisë: Do ngremë tenda, 140 deputetë, 140 hajdutë

Publicitet
Publicitet
Minatorët sërish para Kryeministrisë: Do ngremë tenda, 140 deputetë, 140 hajdutë
Minatorët janë rikthyer për të protestuar përpara Kryeministrisë për herë të dytë gjatë këtij muaji.

Ata kanë përsëritur kërkesat e tyre, që janë tërësisht ekonomike. Ata  kërkojnë miratimin e statutit të tyre; një draft që është hartuar nga Ministria e Industrisë dhe Energjisë bashkë me grupet e interesit në 2017, por i pamiratuar ende nga qeveria, me argumentin e efekteve të mëdha financiare në buxhet.

“Marrim 150 mijë lekë të vjetra dhe mezi mbajmë fëmijët... Nuk kërkojmë makina e luks, por një pjatë makarona”, thanë ata gjatë protestës.

Minatorët kanë akuzuar edhe politikanët për indiferentizëm dhe hajdutëri.

“Jeni 140 deputetë, 140 hajdutë, t’u vijë turp”, thanë ata.

Në protestat e tyre, këtë herë janë bashkuar grupime të ndryshme sindikaliste, për të forcuar zërin e minatorëve përballë qeverisë.

Protestuesit kanë kërcënuar se protesta do të përshkallëzohet.

“Do të ngremë tenda. Po presim përgjigje nga Kryeministri dhe më pas do të vendosim”. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: