Merr flakë makina, plagoset polici

Publicitet
Publicitet
Merr flakë makina, plagoset polici
Një efektiv policie për pak sa nuk ka humbur jetën teksa makina me të cilën udhëtonte u përfshi nga flakët.

Policia sqaron se efektivi i komisariatit të Cërrikut ka marrë plagë në trup dhe aktualisht ndodhet në spital dhe gjendja e tij shëndetësore nuk përbën asnjë rrezik për jetën.

Mjeti i drejtuar nga punonjësi i policisë Dritan Meçaj, është përfshirë nga flakët teksa ai udhëtonte pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Gostime -Gramsh, pranë fshatit Banjë.

Në vendin e ngjarjes mbërritën shërbimet e zjarrfikëses që bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit në makinën me të cilën po udhëtonte efektivi i policisë.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: