MERKATO/ Tek Kukësi po vijnë, nga Flamurtari po ikin

Publicitet
Publicitet
MERKATO/ Tek Kukësi po vijnë, nga Flamurtari po ikin
Tek Kukësi vijojnë përforcimet, për faktin se verilindorët do të luajnë në Europë.

Pas portierit kosovar, Faton Maloku, që firmosi dy ditë më parë, dje ishte radha e ish-futbollistit të Vllaznisë, Arlind Kalaja, 22-vjeç.

Sulmuesi shkodran, që bën edhe rolin e mesfushorit, i bashkohet skuadrës për ndeshjet në kupat e Europës.

Kalaja, që më parë ka luajtur me Vllazninë, ka firmosur një kontratë dyvjeçare me Kukësin,” – ishte njoftimi zyrtar i ekipit verilindor.

Por  në Vlorë po e ndodh e kundërta, kjo për faktin se Flamurtari ka mbetur jashtë Europës.

Në janar erdhi edhe pse erdhi me shumë bujë te Flamurtari dhe u prezantua si blerja më e shtrenjtë e Superiores, Muarem Muarem. Ish-lojtari i Karabaghut në Azerbajxhan dhe i kombëtares së Maqedonisë, është prezantuar dje te skuadra e Shkupit në Maqedoni.

Flamurtarit i janë larguar disa lojtarë, që mbyllën sezonin e fundit, zhgënjyes për të gjithë, dhe ashtu si Partizani, mbetet skuadra e vetme ende pa trajner.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: