Mbi 400 telefonata në ditë, për të kërkuar ambulancën në Tiranë

Publicitet
Mbi 400 telefonata në ditë, për të kërkuar ambulancën në Tiranë
Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore njofton se mbi 400 persona telefonojnë në ditë për urgjenca mjekësore në numrin 127. Shqipëria po bën përpjekjet e saj drejt standardeve evropiane për emergjencat mjekësore, një ndër sektorët më delikatë, teksa Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, bën pritjen e telefonave nga e gjithë Shqipëria në numrin 127.

Ajo është një sallë operative, me staf të trajnuar dhe mjekë që japin rekomandimet e tyre e pacientëve sesi të asistojnë deri në mbërritjen e autoambulancës.

Vetëm për Tiranë mesatarisht në ditë mbërrijnë 400-500 thirrje. Ndërsa në të gjithë Shqipërinë numërohen 55 mijë thirrje. Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencave Mjekësore,Skënder Brataj, thotë se sëmundjet kardiake janë më të shpeshta dhe prevalojnë ndaj sëmundjeve të tjera. “Predominon patologjia kardiologjike e ndjekur nga ajo neurologjike dhe nga trauma. Në qendër ka ambiente të posaçëm më rast të tragjedive kombëtare, ndërsa sistemi i GPS është në të gjithë vendin për 216 autoambulanca spitalore. Mekanizmi i kontrollit është 100% dhe kjo na ka sjellë shfrytëzimin maksimal të këtyre mjeteve”, shprehet Brataj. Qendra Kombëtare e Emergjencës Mjekësore ka si qëllim pritjen e telefonave, koordinimin e autoambulancave në rrethe dhe rastet e menaxhimit përmes rekomandimeve të mjekëve, raporton oranews.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: