Maskë për flokët në plazh

Maskë për flokët në plazh
Ashtu si lëkura, flokët tanë sidomos në verë, kanë nevojë për mbrojtje nga dielli dhe hidratim. Nga ajri i nxehtë, rrezet e diellit dhe deti, flokët tanë thahen, dobësohen dhe prishen. Për hidratimin dhe mbrojtjen nga dielli, ekzistojnë dy maska shtëpie, të lehta për t’u bërë dhe mjaft efektive.

Për maskën e flokëve kundër diellit, na duhen vetëm dy përbërës: Qumësht kokosi dhe 1 avokado.

Dy frutat i gjeni në supermarket dhe madje edhe qumështi i kokosit mund të ruhet në kanoçe në mënyrë që, ne lehtë të bëjmë maskën tonë kundra diellit.

1 avokado e pjekur

1 filxhan qumësht kokosi

Udhëzimet e përgatitjes për maskën e flokëve kundër diellit

E qërojmë avokadon dhe heqim farën. E bëjmë pelte, shtojmë qumështin e kokosit dhe e përziejmë mirë. Maska e flokëve kundër diellit, është e gatshme për t’u përdorur.

Përhapeni maskën mbi gjatësinë e flokëve dhe lidheni atë në formë koce. Nëse duam, mund t’i mbyllim ato me një celofan, për shkak të nxehtësisë që shkaktojnë, ushqyesit e avokados dhe kokosit do të depërtojnë thellë në flokë. Lëreni në flokë për rreth 15 minuta dhe pastaj lajini me shampo të butë.

Përfitimet e avokados për flokët

Avokadoja është e pasur me yndyra të mira: Kalium, vitamina B, vitaminë E dhe vitamina K.

Avokadoja është një filtër natyral ndaj diellit dhe mbron flokët nga rrezet e të dëmshme të tij.

Ajo ushqen rrënjët e flokëve dhe kontribuon në mënyrë aktive në zhvillimin e flokëve të reja.

Rindërton flokët e brishtë, duke i pasuruar me lëndët ushqyese të saj.

Përfitimet e qumështit të kokosit për flokët

Përmban vitaminë E të bollshme, e cila rrit shëndetin e flokëve.

Hidraton, ushqen flokët dhe lëkurën e kokës.

Stimulon rritjen dhe shtimin e flokëve.

Ndihmon në kontrollin e zbokthit dhe lehtëson kruajtjen në lëkurën e kokës.

Ju mund ta vendosni atë mbi flokë para plazhit për 20 minuta, por dhe në flokë të lagur. Lidhini bisht dhe pastaj hyni në det.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: