Maskat për fytyrën me maja

Maskat për fytyrën me maja
Maskat nga tharmi i bukës janë në gjendje që ta transformojnë lëkurën e fytyrës në një mënyrë të çuditshme. Lirisht, maskat e tilla mund t’i quajmë përtëritëse, e krejt falë përbërjes së lartë të vitaminës C, B dhe PP që gjenden në tharm.

Këto vitamina, në kombinim me substancat e tjera (aminoacidet, enzimat dhe mineralet), jo vetëm që e bëjnë lëkurën më të butë dhe e unifikojnë tenin, por po ashtu i japin asaj pamje të kadifenjtë.

Maska me maja për pastrimin e lëkurës së fytyrës

Maska më e thjeshtë, por në të njëjtën kohë edhe më efikase për pastrimin e fytyrës nga puçrrat e rëndomta dhe pikat e zeza, përgatitet në këtë mënyrë: Duhet tretur një sasi e vogël të tharmit në ujë të nxehtë, në mënyrë që të fitoni një përzierje homogjene. Menjëherë vendoset në fytyrën e pastruar dhe lihet në të derisa të mos thahet në tërësi. Shpëlahet me ujë të ftohtë.

Maska ushqyese me maja për lëkurë të thatë

1 lugë kafeje mjaltë; 1 lugë supe miell, të përzihen mirë me 20 gramë maja. Të zbutet me qumësht të ngrohtë të vluar, derisa të fitohet një masë homogjene dhe të vendoset në fytyrë për 20 minuta. Maskën shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Maska me maja për fytyrat me lëkurë të yndyrshme

Për këtë maskë nevojitet kos dhe 20 gramë maja. E zbusim maskën deri në një konsistencë të qulltë dhe e vendosim në fytyrën e pastër. Pas 20 minutave maska do të thahet. E shpëlajmë fytyrën me ujë të ngrohtë.

Maska me maja për fytyrat me lëkurë normale

Përziejmë 30 gramë maja me 2 lugë supe me qumështit të zier. E vendosim në fytyrën e pastër dhe, pasi të ketë qëndruar për 15 minuta, e shpëlajmë me ujë të ngrohtë.

Maska zbardhuese me maja

Kjo maskë, jo vetëm që e zbardhë lëkurën, por edhe e ushqen. Duhet marrë 20 gramë maja dhe ta përziejmë me 2 lugë kafeje lëng limoni. Mund të përdoret edhe lëngu i qitros. Pas kësaj, pasi ta kemi përzier maskën, e vendosim enën e saj në një enë me ujë të nxehtë, ku duhet të qëndrojë 2-3 minuta. E vendosim këtë maskë në fytyrë e qafë dhe e lëmë të veprojë për 20 minuta. Maska duhet të shpëlahet me ujë të ngrohtë, ku më pas vendoset maska hidratuese.

Nuk duhet ta teprojmë me maska. Maska me maja është përzgjedhje ideale për fytyrën tuaj, nëse e përdorni 1-2 herë në javë.

Majaja është e mrekullueshme, jo vetëm për kujdes ndaj fytyrës, por edhe ndaj flokëve.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: