Makina përplas për vdekje shitësin ambulant të fruta - perimeve në Elbasan

Makina përplas për vdekje shitësin ambulant të fruta - perimeve në Elbasan
Një person ka humbur jetën në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji pasi u përplas nga një makinë.

Policia sqaron se viktima ishte një shitës ambulant i fruta - perimeve në anë të rrugës.

Po sipas saj, një makinë Bens Mercedez” që vinte nga Tiranë përplasi rëndë tregtarin, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidenti, ndërsa policia në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: