Makina e mbushur me drogë, ndalohet makina shqiptare në Kroaci

Publicitet
Publicitet
Makina e mbushur me drogë, ndalohet makina shqiptare në Kroaci
Një familje shqiptare u ndalua vonë natën e kaluar në kufirin nga Mali i Zi në Kroaci, ndërsa me vete kishin edhe 53 pako marijuanë të fshehur në makinë.

Shoferi 41 vjeçar, gruaja e tij dhe fëmijët e vegjël të gjithë nga Shqipëria po përpiqeshin të hynin në Kroaci me 53 pako që përmbanin 23 kg marihuanë dhe 8 pako të tjera me 5 kg marihuanë.

Policia kufitare ndaloi makinën pas dyshimeve të lindura për shkak të erës së fortë që vinte prej saj.  Ata pastaj kryen një kërkim të hollësishëm dhe gjetën drogën të fshehur nën makinë dhe vendet e pasagjerëve.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: