Luftoni njollat e bardha në lëkurë

Luftoni njollat e bardha në lëkurë
Arsyeja më e shpeshtë e krijimit të njollave të bardha në lëkurë, është përfshirja e paevitueshme nga stresi, ekspozimi nën rrezet e diellit dhe probleme te caktuara gjenetike. Këto probleme mund të trajtohen në mënyrë natyrale në kushte shtëpie.

Kuroni njollat e bardha me vaj kokosi

Aplikimi i vajit të kokosit në njolla të bardha është konsideruar si një trajtim tepër efektiv. Nëse e përdorni këtë metodë 3–4 herë në ditë, rezultatet do të jenë shumë më të shpejta.

Përdorni xhenxhefil të grimcuar

Aplikoni grimca nga xhenxhefili në fytyrë dhe lërini të qëndrojnë për disa minuta. Preferohet ta përdorni këtë metodë, para se të bini në gjumë. Trajtimi  gjatë natës do të jetë më i mirë, pasi e bën lëkurën e rigjeneruar në mëngjes.

Vitamina B ndihmon në parandalimin e krijimit të këtyre njollave

Rritja e përdorimit të ushqimeve që janë të pasura me vitaminë B, ndihmojnë në luftimin e problemeve të kësaj natyre, si dhe në eliminimin e tërësishëm të tyre.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: