LIVERPOOL/ Ofertë zyrtare Lazio-s për portierin kuqezi, Strakosha si zëvendësuesi i Karius-it të gafave

Publicitet
Publicitet
LIVERPOOL/ Ofertë zyrtare Lazio-s për portierin kuqezi, Strakosha si zëvendësuesi i Karius-it të gafave
Tani është zyrtare. Liverpool kërkon të ketë në portë, për sezonin tjetër portierin e Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha.

Përpjekjet e ekipit anglez për të firmosur me Alisson të Romës dështuan, ndërsa "Të Kuqtë" janë në kërkim për një portier, pas dështimit në Champions.

Mediat e njohura italiane raportojnë se Lazio i ka mbërritur oferta zyrtare për kartonin e Thoma Strakoshës.  Sipas “Il Messaggero”, Liverpool është gati të arrijë një marrëveshje me Lazio dhe të firmosë gjatë verës me portierin Strakosha, që e sheh si më idealin për zëvendësimin e Loris Karius.

Ky i fundit u bë i njohur pas dy gafave në finalen e fundit të Champions League, ndaj Real Madrid, gafa që vendosën edhe fatin e ndeshjes.

Ndonëse jo titullar për faktin se në Kombëtaren shqiptare është pjesë edhe Etrit Berisha, prej më shumë se një viti Thomas Strakosha është bërë pjesë e rëndësishme e ekipit që drejtohet nga Christian Panucci.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: