Lexoni sot, 14 Qershor 2018, në gazetën e përditshme "Albanian Free Press"

Publicitet
Lexoni sot, 14 Qershor 2018, në gazetën e përditshme "Albanian Free Press"
META, NJË PRESIDENT MES LSI DHE TË GJITHA PALËVE

Nga ALFRED PEZA

ANALIZË Kryetari i shtetit është aktiv në debatet mes qeverisë, grupeve të interesit dhe qytetarëve në tërësi. Cili është roli i tij në zhvillimet e fundit dhe pse një vit pas ardhjes në Presidencë, pakkush mund ta mohojë se Ilir Meta ka bërë gjithçka për t’iu “larguar” LSI-së, duke u përpjekur maksimalisht për t’u perceptuar si President mes palëve. Pse deklarata e Edi Ramës se “Meta është Presidenti më i mirë që kemi pasur”, është vlerësim i parakohshëm dhe çelësi pse përplasjet mes kreut të shtetit dhe institucioneve të rëndësishme kushtetuese të vendit janë më të pakta se të paraardhësve të Metës

 

FAKTI I DITËS

BETEJA MEDIATIKE PËR KAMPET E ISIS

Nga PLATOR NESTURI

Kryeministri Rama përgënjeshtroi zërat se në Shqipëri do të ngrihet një kamp për ish-luftëtarët e ISSIS-it që kanë luftuar në Irak e Siri, të cilët do të grumbullohen në një vend jashtë BE-së. Duke i quajtur fantazi lajmet e përhapura, ndonëse për këtë kanë shkruar dhe media të rëndësishme europiane. Në fakt, në Shqipëri nuk ka patur shumë hapësirë për këtë lajm. Përjashto përcjelljen e artikujve nga gazetat ndërkombëtare për këtë çështje nga portale të caktuara, nuk ka patur ndonjë analizë ose thellim mbi çështjen, duke kontaktuar me autoritetet përkatëse zyrtare.

 

OPINION

SHNANDOU I MYSLIMANËVE

Nga FRROK ÇUPI

Po të ishte Kisha e Shna Ndout vetëm e katolikëve, nuk do të kishte kaq shumë pelegrinë. Dje, në ditën e Shenjtit, nuk kishte vend “për një kokërr mollë”, në tërë atë mal ku ngrihet kisha... Vendi ynë me shumicë absolute të besimit mysliman, mbush edhe malet rreth kishës. Fakti se në kishën e Shna Ndout, luten me mijëra myslimanë nga mbarë vendi, tashmë është i njohur botërisht... Po të mos kishim kaq shumë të pashpresë, nuk do të kishim aq ka shumë “të pafé”, ose njerëz që besojnë të dy besimet; ose myslimanë që shkojnë në kishë, etj...

 

INTERVISTA

Deputetja Evis Kushi: Qeverisja pa LSI? Tani jemi në aleancë të re me njerëzit e zakonshëm

Deputetja e Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Evis Kushi: Shqipëria ka bërë progres në të gjitha prioritetet kyçe për integrimin në BE, ndërkohë opozita duhet të vlerësojë më shumë kontributin që mund të japë në këtë proces

 

ANTENA JASHTË FAMILJES

Flet shoku Servet Pëllumbi: Ja si është PS-ja! Djali do i dorëzojë Gramozit mandatin!

SPECIALE

Futbolli në festë... Nis sot Botërori “Rusi 2018”!

Finalet e Kupës së Botës Rusi 2018 nisin sot në Moskë. Në Stadiumin Luzhniki 30 minuta para ndeshjes hapëse Rusi-Arabia Saudite do të zhvillohet ceremonia e çeljes së Botërorit, ku performon edhe këngëtarja shqiptare Era Istrefi

 

VENDIMI DJE NË MOSKË

Botërori 2026 do jetë në tre shtete, SHBA, Kanada e Meksikë

FIFA vendosi në Moskë për finalet e 2026-ës, që do të mbahen në tre shtete njëkohësisht dhe për herë të parë do të kualifikohen 48 ekipe. Rusia votoi ofertën e Amerikës, Shqipëria e Kosova “ndahen”

 

URIM

“Albanian Free Press” uron myslimanët kudo jetojnë,

Gëzuar Bajramin!

Fundjavë të këndshme dhe rikthehemi të hënën më 18 qershor 2018

LEXONI GAZETËN E PLOTË DIGJITALE FALAS!

Shpërndajeni me miqtë tuaj: