Lëvizjet/ Qeveria ia heq punonjësit Bujqësisë, ia shton Turizmit

Publicitet
Publicitet
Lëvizjet/ Qeveria ia heq punonjësit Bujqësisë, ia shton Turizmit
Qeveria ia heq Ministrisë së Bujqësisë 50 punonjës ndërsa do të shtojë 45 tek Turizmi dhe 5 Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit.

Pjesa më e madhe e atyre që do të largohen nga detyra janë nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave, duke e çuar numrin e përgjithshëm të këtij institucioni në 1 947 veta.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kësaj Ministrie do t'i hiqen  5 punonjës të aparatit të ministrisë dhe 45 punonjës të Mjedisit.

Ndërkohë, numri i punonjësve të Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit (AMBU), për vitin 2018, shtohet me 5 punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të këtij institucioni në 28 veta.

Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për vitin 2018, shtohet me 45 punonjës për Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave, duke e çuar numrin e përgjithshëm të ministrisë në 1 080 veta.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave dhe Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: