LAÇI/ Besnik Prenga, surpriza e stolit vjen nga Kroacia  

Publicitet
Publicitet
LAÇI/ Besnik Prenga, surpriza e stolit vjen nga Kroacia  
Pas largimit surprizë të Gentjan Mezanit nga stoli i Laçit, drejtuesit kurbinas nuk kanë vonuar për të gjetur pasuesin e tij në detyrë.

Për faktin se Laçi nis nga përgatitjet për Europa League dhe pret grumbullimin, është gjetur në kohë edhe trajneri i ri.

Besnik Prenga, i cili është njëkohësisht edhe babai i futbollistit të Kombëtares, Herdi Prenga, si dhe i familjes së volejbollisteve të famshme të Kombëtares, e ka ndërtuar karrierën në Kroaci.

Ai ka drejtuar ekipin e Luçkos në Kroaci, si dhe ka shpallur kampion të rinjtë ekipin e Lokomotivës së Zagrebit, para se t’i besohej stoli i Laçit.

Por detyra e tij kryesore mbete rindërtimi i ekipit.

Sulmuesi kryesor Reginaldo është larguar, ndonëse jo zyrtarisht, pasi ka arritur një marrëveshje paraprake me Partizanin.

Po ashtu edhe portieri e kapiteni Gentian Selmani do të largohet gjatë verës në një ligë më të rëndësishme, për shkak të ofertave dhe të ardhmes që e pret.

Eksperienca e kaluar në Kroaci e Besnik Prengës besohet se do të ketë ndikim që përforcimet e Laçit për Europën të vijnë pikërisht nga kjo ligë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: