Krimi në familje, 42-vjeçari godet me mjete të forta dhe i merr jetën bashkëshortes

Publicitet
Publicitet
Krimi në familje, 42-vjeçari godet me mjete të forta dhe i merr jetën bashkëshortes
Krimi në familje godet sërish, këtë herë në Durrës, ku një 42-vjeçar ka ekzekutuar bashkëshorten e tij dy vjet më të vogël.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.15.

Po sipas saj, 40-vjeçarja u dërgua e lënduar seriozisht në kokë në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës rreth orës 19:50.

Mjekët kanë bërë gjithçka për ta mbajtur në jetë por nuk ia kanë dalë, pasi zemra e Ana Sh. ka ndaluar së rrahuri vetëm pak orë më pas.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar i vrasjes është bashkëshorti i saj, Çlirim Sh. 42 vjeç, i cili dyshohet se e ka goditur me mjete të forta.

Ai është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës dhe po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes.

/l.k./

Foto Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: