Kopjet e provimeve të Maturës, MAS: Prokuroria të nis hetimin se kush i nxorri tezat

Publicitet
Publicitet
Kopjet e provimeve të Maturës, MAS: Prokuroria të nis hetimin se kush i nxorri tezat
Pas testit të Letërsisë edhe kopje të testit të Matematikës së Maturës 2018 janë publikuar online.

Një nga denoncimet ka ardhur edhe nga PD, ku deputeti Luçiano Boçi publikoi në facebookun e tij një tezë.

Kjo nxiti ministrinë e Arsimit që t'i kërkojë prokurorisë të nisë hetimet për të zbuluar se kush i nxori testet dhe se shkelësit duhen vënë përballë ligjit të shkelësve, kushdo qofshin ata.

Njoftimi për shtyp i ministrisë:

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë u informua nga rrjetet sociale dhe mediat on-line lidhur me publikimin e disa fotove nga Testi i Matematikes qe u zhvillua në të gjithë vendin nga ora 10:00 -12:30. Konkretisht nga adresat në Facebook  e një qytetari dhe të një deputeti janë postuar,  foto te testit te matematikës, ndërsa testimi po zhvillohej në të gjithë vendin.

MASR garanton publikun se ka marre çdo masë qe parashikon ligji për të garantuar fshehtësinë dhe integritetin e testeve të maturës në fazën e hartimit dhe shpërndarjes ne 38 DAR dhe ZA, 206  mjediset ku zhvillohet provimi për 37 mijë maturantë të cilët mbikëqyren nga rreth 4300 administratorë dhe monitorues.

Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve e konsideron shkelje te rendë të ligjit Nr.69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në RSH” dhe të akteve nënligjore, kopjimin e plotë apo te pjesshëm si dhe shpërndarjen dhe publikimin e testit.

Për këtë arsye i  kërkojmë organit të prokurorisë të fillojë hetimin e menjëhershëm të dy rasteve të bëra publike online, duke mundësuar vënien përball ligjit të shkelësve, kushdo qofshin ata.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: