KLD vendos të mos shkarkojë gjyqtarin e Shkodrës, Meta dhe Gjonaj kundër

KLD vendos të mos shkarkojë gjyqtarin e Shkodrës, Meta dhe Gjonaj kundër
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur të mos shkarkoj gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit Shkodër, Ahmet Jangulli.

Gjatë mbledhjes së KLD, pati debate mes ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe anëtarit të KLD, Gjin Gjoni.

Gjin Gjonaj ka deklaruar se Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk mund të marrë masa, ndërsa ministrja i është përgjigjur duke thënë se KLD nuk mund të ndryshojë qëndrim tani.

Në përfundim të gjithë gjyqtarët votuan kundër shkarkimit të gjyqtarit Ahmet Jangulli, ndërsa Presidenti dhe Ministrja ishin pro.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: