Kjo është 20-vjeçarja e masakruar në Itali, u nis si balerinë dhe përfundoi prostitutë

Kjo është 20-vjeçarja e masakruar në Itali, u nis si balerinë dhe përfundoi prostitutë
Historia e prostitutës shqiptare, Anxhela Meçani, e masakruar në rrugët e Italisë, ka pushtuar faqet e shtypit në vendin fqinjë.

20-vjeçarja që ndërroi jetë të dielën në një spital të qytetit Moncalieri, është masakruar për vdekje nga një klient ose nga tutori i saj dhe është hedhur në rrugë nga një makinë në ecje e sipër.

Mediat italiane shkruajnë se Anxhela Meçani ka mbërritur në Itali në moshën 17-vjeçare, tre vjet më parë.

Ajo jetonte në periferi të Tiranës, por u nis drejt vendit fqinjë, ku i fejuari i saj i kishte premtuar një punë si balerinë.

Por asnjë vend i tillë pune nuk ekzistonte.

Vajza është nxjerrë në rrugë për të bërë prostitutën, kryesisht në zonën e Torinos, por edhe në qytete të tjera të Veriut të Italisë.

Sipas mediave, Anxhela kishte mbërritur në Torino vetëm pak muaj më parë.

Policia ka thënë se vajza kishte humbur ndjenjat nga të rrahurat kur është hedhur në rrugë, ndërsa vrasësit kanë menduar se ajo kishte ndërruar jetë.

Në të vërtetë, vajza është gjetur në gjendje shumë të rëndë nga një drejtues mjeti që njoftoi policinë.

Anxhela ka mbijetuar edhe thuajse 24 orë në spital, por mbrëmjen e së dielës ka ndërruar jetë. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: