Këshilla mbi skuqjen e lëkurës

Këshilla mbi skuqjen e lëkurës
Skuqja e lëkurës është një term i zakonshëm që paraqet gërvishtje ose akne të kuqe në trup, gjë që ndryshon teksturën e lëkurës. Skuqja e lëkurës mund të jetë rezultat i kushteve të ndryshme, duke filluar nga alergjitë e deri tek infeksionet. Skuqja si pasojë e alergjisë i takon dy kategorive: dermale dhe sistematike. Alergjia dermale shkaktohet kur lëkura vjen në kontakt të drejtpërdrejtë me ndonjë alergen. Alergjia sistematike shkaktohet si pasojë e kontaktit të prekjes. Kjo lloj alergjie mund të jetë më serioze dhe e vështirë për t’u diagnostikuar. Sa i takon alergjive si pasojë e ushqimit, vlen të theksohet se, armiqtë më të zakonshëm janë vezët, qumështi, prodhimet e detit, soja, gruri, si dhe kikirikët.

Skuqja e lëkurës mund të lokalizohet ose edhe të përhapet. Mund të shkaktojë kruarje, therje, djegie, të shkaktojë dhimbje, të fryhet, ënjtet, ose edhe mund të paraqitet pa ndonjë lloj shqetësimi dhe sikleti. Disa lloje të skuqjeve mund të zhduken vetvetiu, atëherë kur edhe alergjeni i caktuar hiqet.

Të tjerët mund të kërkojnë trajtim. Shkaqet kryesore për skuqjen e lëkurës përfshijnë ndryshime në temperature, alergjenët ushqimorë, ndjeshmëri ndaj barnave të caktuara, poleni, pluhuri, tymi, sapuni, parfumet, kremrat. Preparatet që mund të jenë efektive në trajtimin e skuqjes së lëkurës, përfshijnë:

Pastrimi i zonës së prekur me çaj kamomil.

Aplikoni vaj ulliri në skuqjen e lëkurës.

Përzierja e vajit të mëlçisë si dhe vitamina E, janë mjaft efektive në eliminimin e skuqjes.

Bluarja e gjetheve të borzilokut, e kombinuar me një lugë gjelle vaj ulliri, 2 thelpinj hudhër, një maje luge piper dhe kripë; pasi t’i përzieni, masën e fituar vendoseni mbi vendin e irrituar.

Një tjetër trajtim i jashtëzakonshëm dhe efektiv është aplikimi me bajame të freskëta ose të njoma në zonën e prekur.

Vitamina C ka veti të forta antioksiduese, që mund të ndihmojë në shërimin e skuqjeve si dhe të zvogëlojë mundësitë për reaksione alergjike të mëvonshme.

Uthulla e mollës dhe mjalti i papërpunuar, janë efektivë në eliminimin e alergjive. Merrni një lugë gjelle uthull molle si dhe mjaltë tri here në ditë ose i përzieni këta përbërës në një gotë me ujë.

Toksifikimi i mëlçisë mund të jetë shkaku për skuqjen e lëkurës në pjesë të caktuar të trupit. Do të ishte e dobishme të bëhej pastrim i zorrës së mëlçisë. Bimët që ndihmojnë në detoksifikimin e mëlçisë, janë shafrani i Indisë, lule qumështi (dandelion). Kundër alergjisë së polenit mund t’ju ndihmojë konsumi i rregullt i mjaltit të papërpunuar. Shmangia e duhanit, konsumit të tepruar të alkoolit, si dhe kozmetikës, mund të ndihmojnë në parandalimin e shumë alergjive.

Preparatet natyrore janë shumë më të sigurta se sa trajtimet konvencionale si locionet, steroidet dhe antihistaminët. Gjithashtu, këto mjete natyrore janë edhe më shumë efektivë, padyshim.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: