“KATASTROFA SHQIPËRI!”/ Panucci kërkon votëbesimin, Bogdani: Ndeshje e dobët, por...

“KATASTROFA SHQIPËRI!”/ Panucci kërkon votëbesimin, Bogdani: Ndeshje e dobët, por...
Panucci kërkon votëbesimin pas humbjeve, Erion Bogdani fajëson edhe lojtarët

Trajneri Christian Panucci, në fillim të intervistës, u shpreh se lojtarët nuk ishin në kondicionin e duhur dhe kjo ishte shkaku kryesor i dy humbjeve radhazi, në dy miqësore. Por më pas, vërshëllimat dhe thirrjet kundra tij nga tifozët e pranishëm në qytetin e vogël francez, Evian, e detyruan Panucci-n të largohet për të mos e mbyllur intervistën si asnjëherë tjetër më parë.

Christian Panucci pasoi Gianni de Biasi në stol, pa u mbyllur fushata e ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës me objektivin që të përsëriste suksesin e 2016-ës, atë të kualifikimit të radhës në Euro 2020. Por pas tre humbjeve në tre miqësoret e këtij viti dhe loja e dobët nuk jep asnjë garanci, për një fillim pozitiv. Ish-sulmuesi dhe golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares, Erion Bogdani, aktualisht trajneri i Kombëtares U-19, thotë se paraqitjet e fundit janë përgjegjësi kolektive jo individuale, pasi edhe lojtarët me eksperiencë nuk bindën në lojë.

“E vërtetë, ishte një ndeshje e dobët ku u çalua në të gjitha repartet, mbrojtja e mesfusha apo sulmi. Kanë qenë shumë veprime individuale në reparte, nuk jemi skuadër, pritja diçka më shumë se ndeshja me Kosovën, po ishte pothuajse si ajo, sidomos pjesa e parë. Lojtarët faktikisht duhet të zgjohen se do të kemi ndeshje zyrtare me Skocinë dhe po nuk luajtëm mirë, do të kemi më shumë vështirësi.  Jemi munduar të dalim me individuale. Te goli i dytë u tërhoq vetëm Hysaj, nuk lexonim lojën mirë dhe luajtëm me veprime individuale, jo si skuadër. Kur mungon edhe kualiteti, apo kur je poshtë skuadrës tjetër, atëherë çdo gjë bëhet më e vështirë.

Bogdani shtoi më tej se, “Nuk është kjo gjendja reale e lojtarëve që kemi parë më herët. Nuk është e mundur që lojtarët që jemi mësuar t’i shohim ndryshe, që kemi shkuar në Europian me ta, të luajnë kaq keq. Nëse do të paraqiten në këtë mënyrë, e kemi të vështirë të bëjmë diçka në shtator. Me dy ndeshje të tilla është problem. Pas humbjes 3-0 me Kosovën, me Ukrainën duhej të reagoje nga ana e zemrës, e luftës sportive. E justifikoj edhe trajnerin, se pavarësisht lojtarëve me apo pa eksperiencë, duhej të tregonin grintën që nuk e pamë as sot ndaj Ukrainës”, u shpreh Bogdani.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: