Kapen 7 gratë shqiptare që vidhnin disa njësi tregtare të Athinës

Publicitet
Publicitet
Kapen 7 gratë shqiptare që vidhnin disa njësi tregtare të Athinës
Shtatë gra u arrestuan nga policia e Athinës nën akuzën e vjedhjes në disa njësi tregtare të kryeqytetit grek.

Identifikimi i grupit nisi në muajin maj, por e gjithë çështja në ngarkim të tyre u kompletua ditët e fundit, pas vënies në pranga edhe të personave që ishin shpallur në kërkim.

Policia greke ka publikuar identitetin e 7 femrave shqiptare që akuzohen si pjesëtare të këtij grupi kriminal që vidhte dyqanet e shtrenjta në Athinë.

Sipas policisë, bëhet fjalë për një grup kriminal të organizuar, aktiviteti i të cilit daton që nga viti 2016.

Grupi vepronte me metoda të sofistikuara, për të evituar kontrollet e sigurisë. Femrat përdornin aparate për çaktivizimin e mekanizmave kundër vjedhjes. Sendet e vjedhura, veshje dhe këpucë firmato, vendoseshin në çanta të posaçme, që i kishin faqet e brendshme të veshura me alumin që mos të diktoheshin nga skaneri i alarmit në dalje të njësive.

Grupi i dërgonte veshmbathjet e vjedhura në Shqipëri. Policia tha se fitimet e mëdha që nxirrnin nga biznesi i paligjshëm ato i investonin në blerje banesash dhe makinash të shtrenjta.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi më shumë se 4.000 artikuj veshmbathjeje, si dhe mbi 1.000 pajisje shtëpiake dhe produkte që shiten në supermerkete.

/l.k./

Marre nga newsit.gr

Shpërndajeni me miqtë tuaj: