Kampionët sërish favoritë, cili është sekreti i suksesit të Gjermanisë?

Kampionët sërish favoritë, cili është sekreti i suksesit të Gjermanisë?
Futbolli gjerman identifikoi në vitet 2000 një “sëmundje” dhe iu desh kohë për ta zgjidhur atë dhe tani po “korr frytet”. Por në një mjedis të tillë konkurrues, vetëkënaqësia është hapi i parë drejt rënies. Gjermania shkon në Rusi për të mbrojtur kurorën, por sa e vështirë do të jetë? Flasin legjendat ndër vite, që i njohin më mirë situatat. - “Në kohën time,” - thotë Ziege. “Franca ishte vendi me lojtarë të rinj, pastaj doli Spanja, kur erdhi me ide të reja nga Barcelona, ​​pastaj ne [Gjermania], pamë se kishim një problem dhe ndryshuam gjithçka. Dhe tani, nëse shihni ekipet angleze, vetëm gjatë gjashtë muajve të fundit, ata kanë fituar shumë trofe në garat e të rinjve.” Gjermania në Brazil 4 vjet më parë korri frytet e punës pas investimit tek të rinjtë dhe kërkon që edhe në Rusi të arrijë të njëjtën gjë. Nëntorin e kaluar, menaxheri i përgjithshëm i Gjermanisë, Oliver Bierhoff pranoi se ishte “i shqetësuar” nga cilësia e të ekipeve të rinjve të Anglisë për të ardhmen. Kjo pasi Anglia në 6 muajt e fundit u shpall kampione bote për U-19 dhe U-17 si dhe kampione Europe për U-20.

Legjenda Lotthar Matthäus nuk është i shqetësuar me kombet e tjera që po përsërisin atë që ka bërë Gjermania - duke thënë se “edhe ne kemi kopjuar Francën, kemi kopjuar Zvicrën!”. Honigstein mendon ndryshe. “Nuk është e vërtetë se një model mund të kopjohet, sepse nuk mund ta përshtatësh atë në vende të ndryshme”. Në vend të kësaj, ai pretendon se është “një betejë e vazhdueshme për inovacionin dhe për të ruajtur epërsinë ndaj të tjerëve.”

“Unë mendoj se Gjermania do të luajë për ta fituar Kupën e Botës”, thotë Matthaus. “Kemi lojtarë të talentuar, kemi portier të mirë, kemi golashënues të mirë, mesfushorë e mbrojtës të mirë”. Në mesin e skuadrave që marrin pjesë në Rusi 2018, i tërë kontingjenti argjentinas (12) ka më shumë gola të Kupës së Botës sesa Thomas Müller i vetëm (10).

Lothar Matthaus, kampion bote me Gjermaninë në vitin 1990, thekson: “Nga dita e parë - kur filluam përgatitjet, dy javë përpara Kupës së Botës - kishim një ndjenjë se kemi punuar me 23 lojtarë së bashku dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Kur Lionel Messi është i dëmtuar te Argjentina, kjo kombëtare nuk është më Argjentina. Por nëse humb një lojtar, është shumë e rëndësishme që të mos humbet cilësia e përgjithshme e ekipit”, thotë ai. Bastian Schweinsteiger shton, “Do të thosha se botërori është një ndjenjë për të gjithë - karakteri, personaliteti, se cilat gjëra u pëlqejnë,  cilat nuk i pëlqejnë anëtarëve të ekipit. Kërkon shumë energji, por në qoftë se keni përvojë dhe e dini se si ta trajtoni atë, është gjithashtu edhe një lloj argëtimi”. Gjermania dhe Brazili konsiderohen favorite për trofeun e këtij botërori. Franca dhe Spanja vijnë pas tyre.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: